Shqipëri-Francë, bashkëpunim për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve!

Written by on 11/12/2020

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Klosi priti në një takim ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq gjatë të cilit u diskutua rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe marrja e eksperiencës franceze. Ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit, plotësimi i legjislacionit sipas standardeve evropiane do jenë fushat e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. “Ndryshimet klimatike,  mbrojtja e ekosistemeve, nxitja e investimeve në fushën e turizmit, mbeten një hapesirë tjetër e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Francës”, shprehet Klosi në postimin e tij.


Current track

Title

Artist