Shpellat e Shqipërisë jepen me qira
Written by rt on 20/06/2019
Në mbledhjene fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për kriteret dhe procedurat e përdorimit të të shpellave për qëllime turistike. Synimi është miradministrimi dhe qeverisja e kujdesshme , për të shmangur dëmtimin e tyre ekologjik, kulturor, historik dhe kurativ të gjetjeve arkeologjike si edhe mbishkrimeve historike. Personi fizik ose juridik që merr në përdorim shpellën, gjatë ushtrimit të veprimtarisë për qëllime turistike, është i detyruar të respektojë tarifat e përcaktuara për hyrjen në shpella.