Shkodra dhe eventet kulturore te vjeshtes

Written by on 08/09/2018

 

Shkodra vijon te prese vizitore edhe ne keto dite te para te shtatorit me eventet kulturore qe i paraprijne edhe sezonin te ri artistik te qytetit. Ne nje lidhje te drejteperdrejte nga Shkodra me Radio Travel gazetari Ergys Kavaja na informoi se kete fundjave ne Shiroke po zhvillohet aktiviteti Triathlon Labeat qe u jep mundesine vizitoreve te argetohen me sportet e ndryshme ujore. Nderkohe kalendari i eventeve kulturore nis ne Teatrin Migjeni ne 16 shtator me nje drame austriake e do te vijoje me shume shfaqje te tjera jo vetem teatrale por edhe muzikore. Sipas gazetarit Kavaja, javen e ardhshme do te mbahen edhe Ditet e Bicikletes me plot aktivitete per ata qe perdorin dyrrotaket. Nderkohe eventet do te mbahen edhe ne vijim ne Shkoder kur nje prej me te rendesishmeve eshte edhe Festivali “Lulebore” qe vjen ne tetor ne edicionin e trete.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist