Shkaterrohet plotesisht anija hapesinore qe u perplas me siperfaqen e henes!

Written by on 12/04/2019

 Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatërruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënës. Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulet butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës. Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente. Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga SHBA,R usia dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë. Beresheet, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist