Shiu krijon problem në qarkullimin e automjeteve/ ARRSH njofton mbi situatën aktuale në vend

Written by on 07/10/2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar që kanë përshkuar vendin janë krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve. Sipas njoftimit kontraktorët me mjete dhe me punëtorë janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve dhe inerteve.

ARRSH u bën thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist