Sheshi “Skënderbej” rrëmben një tjetër çmim
Written by rt on 19/06/2019
Sheshi “Skënderbej” është përzgjedhur fitues i Çmimit Europian për Ndërhyrje në Trashëgiminë Arkitekturore, mes 239 projekteve nga vende të ndryshme të botës. Juria e ka vlerësuar projektin e sheshit si reflektim i kompleksitetit dhe historisë së Shqipërisë.Sipas vlerësimeve, projekti ngre në shkallë të lartë vlerat e kompleksit historik arkitekturor rrethues duke krijuar harmoni me ndërtesat përreth dhe thyerjet e përbërjeve të aksit urban ekzistues . Kjo , sipas jurisë, gjeneron një model të ri të hapësirës urbane.