Shengjini argeton turistet me aktivitete sportive dhe kulturore!

Written by on 28/05/2018

Teksa temperaturat e larta kane nisur dhe sezoni turistik ka hapur dyert per te mirepritur turistet, Shengjini kete vit do te vije me risi per te apasionuarit pas sporteve. Fundjaven qe lame pas te rinjte e Qarkut te Lezhes rigjalleruan jeten sportive ne Shengjin duke zhvilluar lojera ujore, si gara me varka druri me lopata dhe vela, gara me kanoe, not dhe waterpool. Por nuk munguan as sportet prane bregut te detit si volejboll dhe Yoga. Ne keto aktivitete ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Rinise dhe Sporteve qe theksoi se organizimet e shumta do te terheqin patjeter vemendjen e turisteve te huaj kete sezon ne Shengjin duke sjelle shifra rekord. Ndaj institucionet pergjegjese dhe njesite akomoduese kane marre te gjitha masat per flukset gjithnje e ne rritje qe po i drejtohen ketij bregdeti.

 


 


Current track

Title

Artist

Background