Shembet ura e Genova , viktima dhe automjete te bllokuara ne rrenoja!

Written by on 14/08/2018

 

Një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte. Zjarrfikës të shumtë, ambulanca dhe forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Mediat italiane raportojnë se rreth dhjetë automjete kanë rënë kur ura u shemb. Deri tani  flitet per 10 viktima dhe dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja. Mbikalimi është një nga nyjet kryesore të lëvizshmërisë në zonën e Ligurias. Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport. Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”. Ura “Morandi”, e ndërtuar në vitet ’60, ndodhet në rajonin Sampierdarena e Cornigliano, është e gjatë mbi një kilometër dhe e lartë 90 metra.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background