Shefkije Alasani, gazetarja nga Struga që adhuron udhëtimet dhe promovon Strugën

Written by on 22/01/2021

E ftuar në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Shefkije Alasani, gazetarja nga Struga që është shumë aktive në promovimin e qytetit ku ka lindur. Ajo është një 27 vjeçare e diplomuar në Universitetin e Europës Juglindore në degën  Komunikim Ndërkombëtar dhe me profesion sot është gazetare. Për tre vite ka punuar në Televizionin Kombëtar Alsat-M në Shkup, ndërsa momentalisht punon si gazetare freelancer. Shefkija është gjithashtu pjesë e një organizate jo qeveritare që quhet “Kreativ dhe Aktiv” e cila ka për qëllim promovimin e bashkëjetesës mes etnive të ndryshme në Maqedoninë e Veriut. I pëlqejnë shumë udhëtimet dhe është një adhuruese e madhe e natyrës.


Current track

Title

Artist