SHBA thirrje ndaj qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Spanjës dhe Portugalisë!
Written by Radio Travel on 27/07/2021
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vazhdon t’i dekurajojë pasagjerët për udhëtimet drejt Spanjës, Portugalisë, Qipros dhe Kirgistanit. Shkak është numri në rritje i rasteve me Covid-19 në këto vende.
Ndërkohë autoritetet e vendeve evropiane shprehen se një qendrim i tillë është i tepruar dhe se nuk kanë ndërmend të mbyllin kufijtë për turistët, qoftë edhe për ata amerikanë./radiotravel.al