SHBA, afrimi i stuhise Florence, trafik ne autostrada nga largimi i njerezve!
Written by rt on 13/09/2018
Zonat e brigjeve lindore amerikane jane te mbingarkuara me trafik per shkak te numrit te madh te njerezve qe po largohen pas gjendjes se emergjences shpallur me afrimin e stuhise me te madhe qe do te preke kete rajon. Rreth 1.7 milione njerez jane urdheruar te evakuohen ne Karolinen e Jugut, ate te veriut dhe ne Virxhinia. Por ndersa shume banore te zonave bregdetare i jane bindur urdhrave per evakuim, ka edhe nga ata qe po provojne te forcojne shtepite e tyre e te qendrojne atje. Stuhia e kategorise kater, me erera qe shkojne deri ne 215 km ne ore, parashikohet te preke token mengjesin e te premtes. Uragani Florence, mund te shkaktoje sipas analisteve me shume se 170 miliarde dollare deme, te demtoje rreth 759 mije shtepi dhe biznese nga Carlestoni ne Karolinen e Jugut e deri ne Virxhinia Beach.