Shansi i dytë! Rinis java e hapur e vaksinimit për personat +18
Written by Radio Travel on 17/07/2021
Duke nisur nga e hëna deri më 25 korrik do të rikthehet java e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç. Ata duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe të shkojnë pranë qendrës më të afërt të vaksinimit. Aktualisht në Shqipëri janë më shumë se 1 milion e 500 mijë doza vaksine të mbërritura.
Ndërkohë që të hënën priten rreth 32 mijë doza të vaksinës Pfizer./radiotravel.al