Sfida e turizmit në Shqipëri, rritja e ofertës turistike!
Written by rt on 07/04/2018
Sfida kryesore e Shqipërisë në sektorin e turizmit është rritja e ofertës për të përballuar një kërkesë që vjen gjithmonë e më në rritje. Kështu deklaroi, Kryeministri Edi Rama në çeljen e Edicionit të 2-të të “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania, me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik.Rama theksoi se, ka një rritje vjetore të të ardhurave të vendit të ndikuar nga rritja e vazhdueshme e numrit të vizitorëve të huaj dhe jo rezidentë në vend, me rreth 10 për qind vetëm vitin e shkuar.