Sezoni veror sjell rritje te tregut ajror ne Shqiperi!
Written by rt on 02/04/2019
Rrjeti qe merret me analizen e sektorit te fluturimeve ajrore ne Europe ka deklaruar se tregu ajror shqiptar do të jetë i dyti me rritjen më të shpejtë në Europë për tremujorin e dytë të vitit. Për Shqipërinë rritja e kapaciteteve të ndenjëseve nëpër fluturimet ajrore , pritet të jetë në masën 23.2%. Një rritje e tillë e katapulton Shqipërinë në vendin e dytë të shteteve europiane. Pjesë e listës me 15 shtetet me rritjen më të madhe janë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia do të njohin të gjitha një rritje të madhe, por jo në ritmet e Shqipërisë. Për hemisferën veriore të kontinentit të vjetër, 1 Prilli shënon edhe fillimin e sezonit veror.