Sezoni turistik, policia rrugore masa shtesë
Written by rt on 04/08/2018
Sezoni turistik, policia rrugore masa shtesë
Policia Rrugore ka ndërmarrë masa shtesë për të menaxhuar trafikun në sezonin turistik, të cilat kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola krahas bilancit për muajin korrik, njoftoi gjithashtu edhe masat shtesë që jane ndermarre.
Policia Rrugore iu ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve si dhe këmbësorëve që të respektojmë rregullat e qarkullimit dhe të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë.
Sa i takon masave te ndermarra , në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në vend gjatë sezonit veror.
0
N’KAFE
Tagged as sezoni turistik