Sezoni i ri i Champions, ja rregullat e reja!

Written by on 30/08/2018

 

Championsi nis sezonin e ri me nje seri ndryshimesh, e gjithashtu ne pritje te futjes se videoarbitrimit, qe gjithsesi do te nisin nga faza e 1/8-at e finaleve. Nga mbremja e sotme do te shohim nje Champions me fytyre te re. Nje format te ri per 3 vitet ne vazhdim qe u garanton hyrjen e drejtperdrejt ne grupe klubeve te kampionateve me te medha te kontinentit te vjeter, me çmime shperblyese shume me te majme, me orare te reja te zhvillimit te ndeshjeve, me ndryshimin e katert ne kohet shtese, por jo vetem kaq. Pankinat e ekipeve finaliste do te jene me 12 lojtare rezerve, ndersa duke nisur nga janari do te mund te perfshihen ne ekip 3 lojtare te rinj. Gjate fazes se grupeve, dy ndeshje do te luhet me 18:55 dhe 6 takime duke nisur nga ora 21:00, ndersa ndeshjet e fundit ne grup do te zhvillohen te gjitha ne te njejtin orar. Shperblimet jane te majme dhe behet fjale per nje shume prej 1.95 miliarde eurosh per te 32 klubet e fazes se grupeve.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist