Sektori i udhëtimeve në Lindjen e Mesme, një nga më të kërkuarit në të gjithë botën!

Written by on 27/01/2021

Analiza e fundit e të dhënave ka zbuluar se 46 përqind e udhëtarëve në Lindjen e Mesme po planifikojnë të udhëtojnë gjatë vitit 2021. Sondazhi pyeti njerëzit nëse po planifikonin të bënin një pushim gjatë këtij viti dhe më shumë se gjysma, rreth 52% e të anketuarve konfirmuan se do të bënin. 25 përqind e të anketuarve po planifikonin të bënin një udhëtim biznesi, brenda ose jashtë vendit dhe vetëm katër përqind e të anketuarve nuk kishin plane për të udhëtuar në 2021. YouGov, i cili përcakton udhëtarët luksozë si ata që tentojnë të fluturojnë në klasin e parë dhe të qëndrojnë në strehim me pesë yje zbuloi gjatë anketimit se pritshmëria e udhëtimeve është pozitive, me njerëz që duan të udhëtojnë të paktën dy herë gjatë 2021-shit.


Current track

Title

Artist