“Sekreti i gotave” video qe tregon mungesen e higjenes ne hotelet me 5 yje!

Written by on 17/11/2018

“Ritz-Carlton” dhe hotele te tjera me “5 yje” ne Kine kane kerkuar ndjese, pasi nje video qe vinte ne dukje praktikat aspak higjienike te pastrimit te tyre u be virale ne rrjet gjate kesaj jave, ne skandalin me te fundit shendetesor dhe mbi sigurine qe trondit vendin. Pavaresisht standardeve te tyre luksoze dhe çmimeve tejet te larta, stafet e tyre te sanitareve u kapen teksa fshinin gotat e dhomave, me te njejtet peshqire apo sfungjere qe pastronin edhe dushet apo tualetet. Qe kur videoja eshte publikuar ne rrjetin “Weibo”, nje rrjet social i ngjashem me Twitterin, diten e merkure, ajo ka arritur ne mbi 30 milione shikime.Videoklipi duket se eshte regjistruar nga kamerat e fshehura ne tualetet e hotelit dhe titullohet “Sekreti i gotave”. Krijuesi i videos, i cili identifikohet me pseudonimin “Huazong” pretendon se ka qendruar ne 147 hotele me “5 yje” e te ketij niveli pergjate 6 viteve te fundit.Irritimi masiv terhoqi gjithashtu vemendjen e autoriteteve rregullatore, te cilet premtuan nje hetim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist