Se shpejti lidhje direkte ajrore Tirane – Malte

Written by on 24/05/2018

Ne vijim te vizites dyditore ne Malte, Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ne diten e dyte e Forumit te Biznesit Malte-Shqiperi, prezantoi potencialin e zhvillimit dhe forcimin e bashkepunimit mes dy vendeve. Sipas presidentit Shqiperia mund te nxjerre leksionet e duhura per te fuqizuar sektoret me vital per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, siç jane turizmi, agro-industria dhe sherbimet financiare. Nga ana tjeter, Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Gozos, shfaqi interes te madh ne shkembimin e eksperiencave me perfaqesuesit e komunitetit biznesit shqiptar dhe eksplorimin e projekteve te biznesit ne tregun shqiptar dhe ate rajonal. Presidenti zhvilloi takime edhe me Drejtuesit Ekzekutiv te Air-Malta, me fokus bashkepunimin ne fushen e turizmit. Nga ana e tyre, perfaqesuesit e Air-Malta shprehen interes per te vleresuar mundesine e vendosjes se linjes direkte mes Maltes dhe Shqiperise.


Current track

Title

Artist

Background