Saranda pret jahte luksoze edhe ne dimer!
Written by rt on 19/12/2018
Saranda nje nga qendrat turistike me atraktive ne jug te Shqiperise, per turistet e vizitoret e shumte, po vizitohet keto dite dhjetori, nga nje prej jahteve te cilesuar, si me te bukurit dhe me te medhenjte ne bote, “Ocean Black Pearl” 106.7 meter i gjate. Bregdeti i bukur i qytetit te Sarandes, jo vetem gjate sezonit veror por edhe ne dimer eshte kthyer ne nje destinacion te kerkuar dhe mjaft te preferuar per turistet dhe biznesmene te huaj nga vende te ndryshme te botes. Gjate ketij viti Saranda, shenoi nje numer rekord te fluksit te vizitoreve, turisteve dhe nje destinacioni i preferuar nga anijet dhe jahtet qe shijojne bukurine e vendit tone.
