Saranda cel sezonin turistik

Written by on 05/05/2018

Saranda, e ndodhur ne gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si nje vendet me te bukura te Rivieres shqiptare çeli sezonin e ri turistik “Vere 2018”. Ne ceremonine e organizuar ne sheshin e Limanit, Sarande, perveç qytetareve sarandiote, ishin te pranishem edhe 2500 turiste te huaj qe erdhen ne qytetin bregdetar me kroçeren e pare per kete sezon.Pjese e aktiviteteve promovuese per sezonin e ri turistik ishin grupe femijesh qe pedaluan, artiste qe performuan artin popullor te veshur me kostume popullore te trevave shqiptare, si dhe notare, zhytes e ekipe njerezish qe japin siguri jete ne plazhe. Gjithashtu gjate gjithe dites u zhvilluan aktivitete promocioni nga Parku Kombetar i Butrintit dhe rrjeti i hotelerise e restoranteve. Aktivitetet per promovimin e Sarandes do te vijojne edhe me 12 dhe 13 maj 2018, me edicionin e 6-te te Festes se Midhjes ne Ksamil, ku do te kete promocion, shijim dhe argetim.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist