Samsung Galaxy S20 FE, një Smartphone Inteligjent i mbushur me Veçoritë e Preferuara të Fansave

Written by on 08/12/2020

Ideja e një produkti që përmban vetëm ato karakteristika që përdoruesit e vërtetë vlerësojnë, tingullon më shumë si një produkt që mund ta merrni vetëm përmes një personalizimi, por me lançimin e Galaxy S20 Fan Edition (FE), Samsung e ka bërë këtë ide një realitet.

Me veçoritë, opsionet dhe ngjyrat e preferuara të fansave, Galaxy S20 FE u krijua duke marrë parasysh preferencat e përdoruesve të mbledhura në fillim të fazës së planifikimit të produktit nga komuniteti i Anëtarëve Samsung në të gjithë botën. Galaxy S20 FE sjell përvojën inovative celulare, karakteristikë të gamës kryesore të Galaxy, për një audiencë më të gjerë. I pajisur me një ekran super të lëmuar, kamerë me fuqi AI, bateri me kapacitet të madh dhe një dizajn premium të sofistikuar, Galaxy S20 FE u ofron përdoruesve një përvojë premium që nga momenti kur nxirret nga kutia.

Ne hodhëm një vështrim brenda kutisë për të parë se çfarë ka për t’u ofruar përdoruesve Galaxy S20 FE.

Përshtypjet e para: Pamje me ngjyra, ndjenjë luksoze

Këto ditë, ne përdorim smartphone për pothuajse gjithçka që bëjmë, nga komunikimi, te puna, te argëtimi. Ata janë bërë një pjesë thelbësore e jetesës sonë moderne, veçanërisht për brezin ‘Millennials’ dhe ‘Generation Z’, për të cilët smartphone-t kanë qenë prej kohësh një pajisje për të shprehur personalitetin e tyre.

I gjithë formacioni i pajisjeve Galaxy S20 FE është dizajnuar bazuar në preferencat e ngjyrave të fansave. ‘Cloud Lavender’ dhe ‘Cloud Mint’ janë ngjyra më të buta, pastel, ndërsa ‘Cloud Navy’ dhe ‘Cloud White’ janë ngjyra shik dhe minimaliste. Kurse ‘Cloud Red’ është një ngjyrë e ngrohtë, që bie në sy. Pesë tonalitetet e ndryshme të ngjyrave ofrojnë një gamë më të gjerë opsionesh për përdoruesit që duan që telefonat e tyre të pasqyrojnë personalitetet e tyre.

Një nga përfitimet më të mëdha të Galaxy S20 FE është se mund t’ju bëjë të dalloheni edhe nëse nuk keni veshur asnjë aksesor. Thjesht rrëshqiteni atë në xhepin tuaj dhe pajisja, së bashku me ngjyrën e zgjedhjes suaj, do jua përmirësojë pamjen tërësisht. Ne ju rekomandojmë përdorimin e një kase transparente sigurie, për të shfaqur anën e prapme të pajisjes kur bëni selfie, për ta shijuar sa më shumë ngjyrën që keni zgjedhur.

Ekrani: Me performancë të lartë dhe që reagon lehtë, për argëtim pa ndërprerje

Kur bëhet fjalë për të shijuar përmbajtje gjithëpërfshirëse në një smartphone, një ekran me cilësi të lartë është thelbësor. Galaxy S20 FE është pajisur me një ekran të sheshtë Infinity-O Super AMOLED, i cili vërtet tregon aftësitë e tij kur përdoret për argëtim ose video-biseda falë madhësisë së tij të gjerë.

Dizajni pa korniza i ekranit të plotë të Galaxy S20 FE është mjaft tërheqës. Për më shumë hapsirë në ekran, diametri i kamerës së përparme është ulur në 3.34 mm – më i vogli midis të gjitha modeleve aktual të Galaxy. Për më tepër, shpejtësia e rifreskimit të Galaxy S20 FE 120 Hz, një nga më të lartat në industri, siguron një përvojë pa probleme dhe fluide kur jeni duke naviguar në internet, në mediat sociale dhe duke transmetuar video.

Kamera: Një kamera e fuqishme e përparme dhe aftësi mjeshtërore gjatë natës

Galaxy S20 FE i drejtohet veçanërisht atyre përdoruesve të brezit ‘Millennial’ dhe ‘Gen Z’ që kënaqen duke bërë selfie dhe video-biseda. Kamera e fuqishme 32 mega-pixel (MP) e përparme përmban teknologji tetra-binning, e cila kombinon katër piksele në një për të siguruar selfie të mprehta dhe të gjalla në çdo kohë, kudo.

Tashmë, jetojmë në epokën e ‘mediave personale’, ku një person mund të marrë përsipër çdo pjesë të procesit të prodhimit të medias, nga regjistrimi deri te redaktimi. Një nga avantazhet më të mëdha të Galaxy S20 FE është se kamera e tij e përparme është e aftë të kapë video me rezolucion UHD (3,840 x 2,160). Ju gjithashtu mund të siguroheni që videot tuaja janë elegante duke monitoruar ekranin gjatë regjistrimit, gjë që është një përfitim i madh për ata që marrin pjesë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Për më tepër, lentet e trefishta të kamerës në pjesën e pasme përmbajnë një kamera 12 MP kryesore, kamera 12 MP Ultra Wide  dhe një kamera 8 MP telefoto. Galaxy S20 FE përmban sensorin më të madh të imazhit me pikselë të dyfishtë nga të gjitha pajisjet aktuale të serisë Galaxy, duke ju ndihmuar të bëni fotografitë më të gjalla të mundshme në mjedise me dritë të ulët. Në të njëjtën mënyrë që sytë e njeriut përqendrohen në kushtet e ndriçimit gjatë natës, sensori i dyfishtë mpreh fokusin e kamerës për të zvogëluar çdo shkëlqim verbues ose zhurmë, duke ju ndihmuar të kapni kujtime të gjalla edhe në errësirë. Nëse dëshironi të kapni një objekt të largët sikur të jetë para jush me Galaxy S20 FE, mund të përdorni tiparin Space Zoom. Space Zoom ju lejon të bëni fotografi me zoom optik deri në 3x pa dëmtuar cilësinë e fotos dhe zoom me rezolucion super deri në 30 herë.

Performanca: Një telefon i Aftë të Përballojë Ritmin Tuaj

Numri i gjërave që mund të bëjmë me celularët tanë inteligjentë këto ditë vazhdon të rritet. Nëse jeni duke transmetuar video ose duke luajtur lojëra, Galaxy S20 FE është në gjendje t’ju ofrojë një përvojë pa të meta, të qetë dhe të fuqishme, falë lidhjes së tij të shpejtë dhe procesorit Qualcomm Snapdragon 865.

Nuk ka asgjë më të keqe sesa një njoftimi i baterisë së ulët nga telefoni juaj pikërisht kur duhet ta përdorni më së shumti. Galaxy S20 FE është i pajisur me një bateri të fuqishme 4,500 mAh që ju siguron performancë të fuqishme të pajisjes gjatë gjithë ditës.


Current track

Title

Artist