Ryanair paralajmëron rënie te çmimeve gjatë Verës!
Written by rt on 23/07/2018
Ryanair paralajmëron rënie te çmimeve gjatë Verës!
Gjiganti i fluturimeve low-cost, Ryanair, paralajmëroi se çmimet mesatare do të bien gjatë verës për shkak të konkurrencës së lartë, motit të pazakontë në Europën Veriore dhe pasigurive të shkaktuara nga grevat e punonjësve. Çmimet më të ulëta të udhëtimeve, së bashku me stafin e madh dhe kostot më të larta të karburantit, kanë sjellë rënien e fitimit me 20% për kompaninë, nga e njejta periudhë një vit më parë. Sipas kreut ekzekutiv të Ryanair, Michael O ‘Leary, mjedisi i vështirë ka ardhur kryesisht prej kampionatit botëror, valës së të nxehtit në Europën Veriore dhe pasigurisë së konsumatorëve prej grevës së pilotëve. Kompania publikoi rezultatin përpara javës më të keqe të protestave, ndërkohë që 300 prej 2,400 fluturimeve ditore janë anuluar të Enjten dhe të Premten, për shkak të grevave në Spanjë, Portugali, Itali dhe Belgjikë.