Ryanair dhe Wizz Air, “ngecin” përballë italianëve !

Written by on 05/04/2019

Kompanite ajrore Ryanair dhe Wizz Air aktualisht janë në një betejë ligjore me autoritetet Italiane. E gjithe kjo per te vertetuar nese ndryshimi i cmimit te bagazheve te dores eshte nje skeme mashtruese e ketyre kompanive. Mbikqyrësi i konkurrencës italiane Antitrust hapi një hetim kunddrejt dy linjave ajrore për të përcaktuar nëse çmimet e ulëta që linjat ajrore reklamojne per bileten e fluturimit mund të konsiderohen si një mashtrim pasi ato kane kufizuar udhetaret ne bagazhet e dores. Ryanair dhe Wizz Air ndryshuan në mënyrë të pavarur politikat e bagazheve të tyre vitin e kaluar, duke bere qe udhëtarët te kene te drejte te marrin me vete vetem nje cante të vogël që mund të përshtatet nën sediljen para tyre. Antitrust eshte shprehur në një deklaratë se “e gjithe kjo perfaqeson nje cmim te rreme te biletes dhe prish krahasimin me normat e kompanive të tjera, duke mashtruar konsumatorin”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist