“Rusi 2018”, uli numrin e tursitëve anglezë dhe gjermanë në Shqipëri

Written by on 24/07/2018

“Rusi 2018”, uli numrin e tursitëve anglezë dhe gjermanë në Shqipëri

Edhe pse numri i turistëve të huaj që vizituan vendin gjatë muajit Qershor u rrit me 58 mijë vizitorë më shumë, ra në sy një rënie drastike në të dhënat që vinin nga disa vende të Europës. Anglia, Polonia, Gjermania dhe Zvicra regjistruan një numër më të vogël se ecuria e deriatëhershme. Dhe kjo per faktin se ato ishin kualifikuar në Kampionatin Botëror, dhe grupet e mëdha të tifozerive udhëtuan drejt Rusisë për të mbështetur ekipin kombëtar. Rënia e individëve që prenotuan pushime gjatë Qershorit u vu re edhe nga tur operatorët e këtyre vendeve, me në veçanti Britaninë e Madhe, ku mbërritja e Anglisë deri në gjysmëfinale të kompeticionit i shtyu më tej pushimet. Menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, tur operatorët regjistruan një bum prenotimesh. Të ndikuar nga Kupa e Botës jane edhe tifozët e Suedisë dhe Danimarkës, ku vendi ynë është një destinacion shumë në modë vitet e fundit. Në rastin e Shqipërisë, kjo do të thotë se rreth 5 mijë turistë të munguar në datën e zhvillimit të kampionatit, mund të vizitojnë vendin tonë në fund të Korrikut apo gjatë muajit Gusht.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist