Rrjeti gjerman ZDF: “Shqiperia ka nje problem te madh: Mbeturinat!”
Written by rt on 21/05/2018
Rrjeti gjerman “ZDF” i ka kushtuar vemendje vendit tone, duke mos kursyer vleresimin per magjite e natyres dhe plazhet e mrekullueshme, por duke nenvizuar se Shqiperia ka nje problem te madh; mbeturinat!Ne videon e shperndare se bashku me nje artikull per vendin tone ne rrjetet sociale thuhet se, Shqiperia duhet te marre masa te menjehershme per menaxhimin e mbetjeve pasi ato po kercenojne njerezit dhe natyren. Sipas ketij rrjeti gjerman televiziv turistet gjermane kane nisur ta zbulojne Shqiperine megjithate ka ende pune per tu bere qe ky vend te kthehet ne nje destinacion turistik te mirfillte.