Rrjetet sociale kthejne ne atraksionin turistik trenin turk.
Written by rt on 01/05/2018
Rrjetet sociale kthejne ne atraksionin turistik trenin turk.
Pushteti i rrjeteve sociale mund te jete me i madh nga sa mund te mendojme. Kete e verteton dhe popullariteti qe ka marre treni i linjes Ankara-Kars ne Turqi. Pas shperndarjes ne rrjetet sociale nga nje grup te rinjsh, treni eshte shnderruar ne nje atraksion turistik, gje qe ka sjelle dyfishimin e numri te turisteve ne kerkim te aventures apo edhe romanticitetit. Kjo ka ndodhur me trenin Eastern Express te linjes Ankara-Kars ne Turqi, pasi nje grup i ri turistesh, te vendosur te mos perdornin mjete te shpejta udhetimi, kishin rezervuar kabina fjetjeje ne bordin e trenit ne fjale. Eksperiencen e tyre 24-oreshe dhe 1365 km te gjate, ata e ndane ne rrjetet sociale, siç ndodh rendom ne ditet e sotme.Qe nga ai moment treni u shnderrua ne nje vend argetimi, aventure dhe socializimi, duke terhequr si vendasit dhe turistet e huaj, ku perfshihen studente, grupe qe praktikojne sporte ekstreme, fotografe apo edhe te dashuruar qe e kane zgjedhur trenin si vendin me te pershtatshem per t’i propozuar partnerit, duke qene se simbolizon nisjen e nje rrugetimi te perbashket.Treni qe niset nga kryeqyteti turk dhe mberrin ne qytenin Kars, afer kufirit me Armenine, ka njohur nje rritje te numrit te pasagjereve, te cilet ne vitin 2017 ishin 300 mije. Udhetaret kane mundesine te pershkojne nje pjese te mire te Turqise duke shijuar bukurite e natyres dhe ne te njejten kohe te krijojne nje ambient te personalizuar, te zbukuruar me drita e qirinj. Cmimi per te shijuar kete eksperience eshte 11 dollare.