Rritet numri i vizitoreve ne Kalane e Rozafes!
Written by rt on 06/08/2018
Rritet numri i vizitoreve ne Kalane e Rozafes!
Sezoni turistik i ketij viti ka shenuar nje rritje te konsiderueshme te turisteve ne monumentet e kultures ne gjithe vendin. Kalaja e Rozafes ne Shkoder, po mahnit gjithnje e me shume turistet e huaj dhe ata vendas. Numri i vizitoreve eshte gjithnje ne rritje ne kete atraksion turistik, i cili perveç bukurive mban dhe misterin e historise se Rozafes. Kalaja e Shkodres ne periudhen janar- korrik 2018 eshte vizituar nga 58 mije turiste, nga te cilet 16 mije perfituan nga hyrjet falas ne ditet e percaktuara nga Ministria e Kultures.
Tagged as rozafa