Rritet numri i turisteve te huaj ne 5 muajt e pare te ketij viti!

Written by on 27/06/2018

Rritet numri i turisteve te huaj ne 5 muajt e pare te ketij viti!

Numri i shtetasve shqiptare dhe te huaj qe kane hyre ne territorin shqiptar ne muajin maj eshte rritur me 9.5%, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Shifra vjen nga Instituti i Statistikave, sipas te cilit ne vendin tone kane hyre rreth 800 mije persona nga te cilet 50% te huaj. Nderkohe ne 5 muajt e pare te vitit numri i shtetasve te huaj te hyre ne vendin tone ishte 1.4 milione, duke u rritur me 7,7 %, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2017. Nder vendet qe kane hyrjet me te larta ne Shqiperi, Gjermania ka patur rritjen me te madhe me 61%. Nderkohe vendin e pare per prurjet me te larta vijon ta mbaje Kosova ndjekur nga Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Italia. Rritje ka pasur edhe nga turistet prej Polonise, Anglise dhe Zvicres.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Continue reading

Current track

Title

Artist