Rritet numri i fluturimeve drejt Afrikes se Jugut
Written by rt on 01/03/2019
Rritet numri i fluturimeve drejt Afrikes se Jugut Qatar Airways ka njoftuar se nga korriku i ketij viti do të rrisë numrin e fluturimeve javore per ne Afrikën e Jugut. Frekuenca javore e fluturimeve per ne Johanesburg, qe eshte edhe metropoli më i madh i Afrikës së Jugut, do të rritet me 4 ose 5 fluturime extra ne jave. Dy fluturime të tjera do të shtohen gjithashtu edhe ne sezonin e dimrit, duke arritur ne 21 fluturime ne jave. Përveç kësaj, edhe turistet që adhurojne ditet me diell në plazhet më të bukura të Afrikës së Jugut do të mund të përfitojnë nga shtimi i tre fluturimeve per ne Cape Town, duke arritur keshtu nga 7 ne 10 fluturime javore. Shefi ekzekutiv i grupit Qatar Airways, Akbar Al Baker tregon per mediat se shërbimet extra qe jane shtuar kohet e fundit për Johanesburgun dhe Cape Town, pasqyrojnë kërkesën në rritje për të udhëtuar në dhe nga këto destinacione popullore të Afrikës së Jugut.