Rritet interesi per Krujen, 1000 turiste ne nje fundjave!

Written by on 02/04/2018

Rritet interesi per Krujen, 1000 turiste ne nje fundjave!

Mbi 1 mije vizitore vendas e te huaj kane vizituar Muzeun Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Muzeun Etnografik, Kruje, vetem gjate fundjaves qe lame pas.Shumica e vizitoreve ishin turiste nga vende europiane si Italia dhe Spanja, Gjermania, Franca apo Belgjika, si edhe nga kontinenti aziatik, nga Japonia, Malajzia dhe deri nga Hong Kongu. Per vitin 2017, numri i pergjithshem i i personave qe kane vizituar keto muze shkon ne rreth 105 mije vizitore. Viti 2018 eshte shpallur si Viti Mbarekombetar i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ndaj Muzeu Kombetar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe ai Etnografik ne Kruje jane pergatitur maksimalisht per t’iu pergjigjur sa me mire numrit gjithnje ne rritje te vizitoreve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist