Rritet interesi i turisteve te huaj per sitet kulturore te vendit tone!

Written by on 18/04/2018

Rritet interesi i turisteve te huaj per sitet kulturore te vendit tone!

 

Ne Diten Nderkombetare te Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike del ne pah rendesia e turizmit kulturor per vendin tone. Pranvera ka sjelle fluksin e pare te vizitoreve te huaj ne disa prej muzeumeve me te njohur te vendit. Ne nje lidhje direkte me Radio Travel, perfaqsues te Muzeut Historik Kombetar ne Tirane si dhe drejtoret e Muzeut te Krujes e Muzeut Arkeologjik te Durresit pohuan se sot vizita ne keto muzeume, por edhe site te tjera kulturore do te jete falas, nderkohe qe deri me tani ka pasur interes te jashtezakonshem per vizita sidomos nga turistet e huaj nga Europa, Amerika e Azia. Kulmi i vizitave pritet kryesisht ne muajin maj nderkohe qe keto site kane marre masat qe edhe sezoni veror te shkoje sa me mbare duke permiresuar sherbimin ndaj turisteve dhe duke zgjatur orarin e operimit. Pritet qe 2018 te shenoje nje rekord turistesh ne sitet monumentale e arkeologjike te vendit.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist