Rritet fluksi i pasagjereve ne aeroportin e Rinasit, ulen vonesat!

Written by on 05/02/2019

Rritet fluksi i pasagjereve ne aeroportin e Rinasit, ulen vonesat!

Rritja e fluksit te levizjes se pasagjereve drejt dhe nga Aeroporti Nderkombetar “Nene Tereza” eshte shoqeruar edhe me renie te numrit te vonesave dhe anulimeve te fluturimeve gjate muajit janar 2019. Autoriteti i Aviacionit Civil beri me dije ne buletinin e muajit janar se aktualisht kompanite ajrore kane kompensuar me rreth 250 euro ose me bileta, rreth 700 pasagjere qe kane plotesuar formularet e ankimimit per shkak te vonesave apo anulimit te fluturimit te tyre. Pritet qe ne total numri i kompensimeve te rritet edhe me shume pasi rreth 1200 formulare te tjere ankimimi jane pranuar nga kompanite ajrore dhe jane ne proces mbylljeje. Viti 2018 shenoi rritje te madhe te numrit te pasagjereve krahasuar me vitet e meparshme. 2,947,172 ishte numri i pasagjereve pergjate ketij viti, numer ky 12% me i larte se ai i nje viti me pare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist