Rriten turistet dhe shpenzimet e tyre ne Europe!
Written by rt on 16/05/2018
Kete vit udhetaret i kane perqendruar pushimet e tyre ne vendet e hemisferes veriore. Megjithate shpenzimet e turisteve po rriten me nje ritem me te shpejte ne hemisferen jugore krahasuar me vendet e veriut. Numri i mberritjeve nderkombetare te turisteve ne bote kapi shifren e 1.3 miliardeve vitin e shkuar dhe ky numer parashikohet qe te shkoje ne 1.8 miliarde ne 2030-en. Ne raportin e Forumit Ekonomik Boteror per Konkurrueshmerine e Turizmit, 136 vende u renditen bazuar ne 14 shtylla kryesore duke dhene nje panorame te plote per turistet ne rang global ku Europa mbetet kontinenti me i vizituar edhe per kete vit.Nje nga gjetjet kryesore te raportit ishte se sektori i turizmit eshte ne rritje, gjithashtu edhe konkurrueshmeria.