Rriten pasagjeret dhe kompesimet per vonesat ne aeroportin e Rinasit!
Written by rt on 05/12/2018
Muaji tetor i ketij viti ka vijuar te kete nje numer te madh pasagjeresh qe kane udhetuar nga Aeroporti Nderkombetar ‘Nene Tereza’, krahasuar me te njejten periudhe te viteve te meparshme. Sipas te dhenave zyrtare ne muajin tetor jane regjistruar 227 mije pasagjere, 10 mije pasagjere me shume se e njejta periudhe e 2017-S. Perqindjen me te madhe te tregut ne transportin ajror per muajin tetor 2018 vazhdon ta zoteroje Italia, duke zene 54% te totalit, ndjekur nga dy kompanite turke me 10% ne total. Ndersa raportohet se numri i kompensimeve ka ardhur ne rritje ndaj pasagjereve te cilet kane perjetuar vonesa mbi 2 ore apo anulimet e fluturimeve qe kane ndodhur ne Aeroportin ‘Nene Tereza’.