Rriten fluturimet charter ne Rinas
Written by rt on 05/09/2018
Ardhja e turisteve ne Shqiperi, por edhe preferenca e shqiptareve per te kaluar pushimet ne resortet e Turqise kane çuar ne rritjen e ndjeshme te fluturimeve me charter permes Aeroportit te Rinasit. Sipas buletinit mujor te gushtit te Autoritetit te Aviacionit Civil, ndryshimet e fluksit te levizjes se pasagjereve qe udhetojne me fluturime Charter ne Korrik te 2018 sipas te dhenave shkojne ne 80 mije pasagjere, shifer krahasimisht me e larte krahasuar me vitin 2017, qe ka pasur nje rritje prej 65%. Ne grafikun e publikuar nga Autoriteti, vihet re se numri i pasagjereve qe fluturojne me Charter ka pesuar gjithashtu nje rritje nga viti ne vit ndaj totalit te pasagjereve. Nisur te dhenat duke perjashtuar fluturimet Charter, Italia vazhdon te zoteroje perqindjen me te madhe te tregut te transportit ajror per muajin Korrik 2018, duke zene 45% te totalit, ndjekur nga Turqia me 9%.