Rrëzohet miti se muzika të bën më kreativë

Written by on 09/03/2019

Rrëzohet miti se muzika të bën më kreativë

Dëgjimi i muzikës në sfond “dëmton” aftësinë e njerëzve për të përfunduar detyrat e tyre dhe mbi të gjitha duke ulur nivelin e kreativitetit, shprehen shkencëtarët që kanë vendosur të sfidojnë mitin se muzika na ndihmon dhe na bën që të jemi më kreativë.  Psikologët nga Universiteti Gavle në Suedi, universiteti i Lancashire-it dhe ai Lancaster në Britaninë e Madhe kanë kryer studime në lidhje me ndikimin që ka dëgjimi i muzikës në sfond në performancën dhe në kreativitetin e punonjësve dhe zbuluan se ajo ndikon negativisht. Të gjithë personat që morën pjesë në këtë studim iu nënshtruan një eksperimenti te thjeshte me  dhe pa muzike ne sfond . Studimi arriti ne perfundimin se punonjësit të cilët punonin duke dëgjuar muzikë në sfond kishin një performancë dhe produktivitet më të ulët dhe rënie të kreativitetit në krahasim me rastin kur punonin pa muzikë në sfond dhe arritën ta kryenin këtë ushtrim në një kohë më të gjatë se ata që punuan pa muzikë në sfond.

Studimi i kryer nga psikologët e mësipërm është një prej sfidave më të mëdha në drejtim të faktit se muzika është një prej faktorëve që ndikon në rritjen e performancës dhe produktivitetit. Por përveç këtij studimi dhe zbulimeve të tij, ka ende nga ata që mendojnë dhe janë të bindur se një studim i tillë nuk mund të jetë i vërtetë.

Smiling girl relaxing at home, she is playing music using a smartphone and wearing white headphones


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist