Rrethrrotullimi I Saukut ‘’arredohet’’ me stil japonez!

Written by on 12/08/2021

 “Kopshti japonez, në hyrje të qytetit, është një xhevahir tjetër që i shtohet Tiranës!’’. Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Bashkisë Së Tiranës, Erion Veliaj. Të gjithë ata qytetarë që do të hyjnë në Tiranë nga pjesa juglindore tashmë do të mund të shohin një kënd të ri që i është shtuar kryeqytetit.

Bëhet fjalë për një kopsht të stilit japonez, të krijuar në sheshrrotullimin e Saukut, ku nuk mungojnë elementët dekorativë tipikë për këto kopshte si gjelbërimi, shkëmbinjtë, dhe gurët e bardhë. Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë po punojnë për ta realizuar këtë projekt në detaje.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background