Rreth 4000 afganë pritet të mbërrijnë në vendin tonë/ Rama: ‘’Është zgjedhja e tyre nëse duan të qëndrojnë gjithmonë këtu apo jo!’’

Written by on 26/08/2021

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN, lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet t’i jepte strehim dhe besim refugjatëve në këtë kohë krize. Kryeministri kritikoi një pjesë të vendeve të NATO-s, që nuk po shkojnë në këtë drejtim.

Më tej, ai u shpreh se në Afganistan nuk ka shqiptarë që presin që të largohen.Pyetjes së gazetares se a mund të qëndrojnë në mënyrë të përhershme afganët në Shqipëri, Rama iu përgjigj pozitivisht, duke thënë se është në dorën e tyre një gjë e tillë.Ai ka deklaruar se vendi ynë do të pres rreth 4000 afganë që do të vijnë të ndarë fillimisht 2000 dhe më pas 2000 të tjerë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist