Rome, debat mes bashkise dhe kishes per monedhat e mbledhura nga “Fontana di Trevi”!

Written by on 15/01/2019

Rome, debat mes bashkise dhe kishes per monedhat e mbledhura nga “Fontana di Trevi”!

 

Kryebashkiakja e Romes dhe kisha katolike ndodhen ne konflikt mbi perdorimin e 1.5 milione euro ne monedha qe hidhen çdo vit nga turistet ne shatervanin e famshem “Fontana di Trevi”. Qe pre vitit 2001, paraja i eshte dhene organizates katolike te bamiresise Caritas,  per te financuar projekte qe ndihmojne te varfrit e Romes. Megjithate, kryebashkiakja populiste, Virginia Raggi, po kerkon qe ta perdore parane ne projekte te rinkonstruktimit per infrastrukturen e kryeqytetit italian.Duke u quajtur “beteja e monedhave” ne mediat italiane, Caritas ka luftuar ndaj rregullores se re nga Qeveria e Romes qe synon t’i kanalizoje parate ndaj nje pale te trete, qe do t’i shperndaje ne fonde, si mirembajtja e monumenteve te shumta te qytetit. Raggi ka thene se nje pjese e parase do te shkoje te organizata bamirese, por jo e gjitha.   Pavaresisht kesaj, shume banore jane te shqetesuar me vendimin per te marre parane qe i eshte dhene prej kohesh te varferve.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist