Rivitalizimi i Beratit dhe Permetit, projekti 20 milione dollare qe do te zhvilloje turizmin ne keto qytete!

Written by on 15/06/2018

Ka filluar puna per detajimin e programit te investimeve per zhvillimin e integruar urban te Beratit dhe Permetit, dy qytete ne juglindje te Shqiperise, qe karakterizohen nga vlera te veçanta te trashegimise kombetare, bukurise natyrore dhe turistike. Plani i investimeve qe po ndermerr qeveria synon qe ne periudhen afatgjate te fuqizoje ekonomite lokale drejt orientimit te zhvillimit te turizmit kulturor dhe natyror, vlera specifike qe karakterizojne kete dy qytete. Rreth 20 milione dollare do te jete vlera e investimit per zhvillimin e ketyre dy qyteteve. Mbi 80,000 banore te Beratit dhe Permetit do te perfitojne ne menyre te drejtperdrejte nga keto investime, te cilat do t’u sherbejne gjithashtu edhe turisteve. Vetem gjate 2017-es rreth 100,000 turiste vizituan keto dy qytete dhe pritet qe numri te rritet gjate viteve qe vijne.


Current track

Title

Artist

Background