Risite e panairit te turizmit
Written by rt on 30/03/2019
Panairi i turizmit ne Meksike qe pritet te mbahet ne datat 7-10 Prill, do te mbledhe ne portin e Acapulcos mijëra profesionistë të industrisë së udhëtimit nga 43 shtete te ndryshme te botes. Ndër ekspozuesit kryesore janë kompanitë hoteliere, linjat ajrore që lidhin Meksikën me te gjitha pikat e globit; kompanitë e transportit tokësor e detar, si dhe organizata te tjera të turizmit. Panairi I shtrire ne 240 mije metra katrore, pritet te vizitohet nga 20.000 pjesemarres.