Risia polake, stolat që pastrojnë ajrin!
Written by rt on 06/05/2019
Dy dizenjatorë polakë kanë krijuar si pastrues të ajrit një objekt të veçantë, stolat.Polonia lufton çdo ditë ndotjen e ajrit , dhe për këtë arsye janë krijuar këto stola . Funskioni i tyre është të evidentojnë dhe të pastrojnë ajrin e papastër. Sensorët trengjyrësh të stolave janë në gjendje të masin nivelin e grimcave të dëmshme në ajër. E kuqja korrespodon me nivelin e lartë të ndotjes, e verdha nivelit mesatar dhe jeshilja atij të ulët. Këto stola mund të pastrojnë 860 metër kub ajër në një orë. Deri tani është instaluar vetëm një stol , por sipas krijuesve pritshmëritë janë që stola të tjerë të instalohen në të gjithë Poloninë.