Rikthimi në auditorë këtë vit me risi/ Vaksinimi do të jetë i detyrueshëm!

Written by on 27/08/2021

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, vaksinimi është një nevojë nëse duam të vazhdojë rrjedha normale e jetës akademike, praktikë kjo e ndjekur dhe nga vende të tjera botërore.

‘’Do vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët do të funksionojë e njëjta gjë.’’ -ka deklaruar Rama gjatë inspektimit të Rezidencës Studentore Universitare nr.2.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist