Rikthehet Ardian Trebicka, koncert recital me 13 qershor ne Tirane!

Written by on 29/05/2018

Ai eshte nje nga kengetaret qe gjithmone ka spikatur ne muziken shqiptare per zerin e tij melodioz dhe per kenget me ndjenjen e forte te dashurise. Ardian Trebicka, qe prej fillimit te viteve 2000 ka qene shume aktiv, duke i dhuruar publikut 5 albume me kenge. Por qe prej vitit 2011 ai eshte terhequr daljet ne skene apo projektet e reja muzikore, per t’u rikthyer tashme me nje koncert recital. Recitali do te kete rreth 20 kenge dhe do te jete edhe nje trupe prej 11 muzikantesh. Kenget do te jene nga 4 albume. Kete e pohoi vete artisti Ardian Trebicka ne studion e Radio Travel ku ne nje interviste shume te kendshme per Travel Club u shpreh se kjo shkeputje per nje artist, edhe pse jo e zakonshme ne Shqiperi, eshte e nevojshme dhe menyra me e mire per tu rikthyer eshte nepermjet nje recitali. Koncerti eshte konceptuar si nje rrugetim nder vite krijmtarie dhe interpretimi te kengetarit ku do te nderthuren ritme, tematika, motive bashkohore dhe tradicionale, çka e ben mjaft te pelqyeshme dhe interesante  per nje audience te gjere.Ardian Trebicka i perket atij brezi artistesh te cilet fale profesionalizmit dhe persosjes nder vite kane mundur te krijojne nje portret te plote artistik, shumedimensional. Per kete koncert artisti mbeshtetet si gjithnje nga Vas Tour Operator.

Koncerti u mendua te mbahet tek Amfiteatri per shkak te frekuentimit te shumte qe ka zona por edhe sepse kengetari kishte menduar patjeter nje skene te hapur ne natyre per recitalin e tij. Disa prej kengeve qe do te performoje ne kete recital jane “Lule mace”, “ Kthim”, “Dicka mes nesh”, “Te kam zemer” etj.

Recitali do te mbahet ne 13 qershor ne oren 20.30 ndersa cmimi i biletes eshte 1000 lek.

 

Intervista e plote Audio


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist