Rikthehen shumë shpejt abonetë e përgjithshme
Written by Radio Travel on 25/06/2021
Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se abonetë e përgjithshme do të rikthehen shumë shpejt. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar rikthimin e aboneve të përgjithshme, por edhe ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë muajit qershor janë realizuar inspektimet në terren për të ristrukturuar më pas transportin publik./radiotravel.al