Rikonstruktohet aksi i rëndësishëm në Korçë, turizëm në të katërta stinët!
Written by Radio Travel on 02/10/2021
Ka përfunduar rikonstruksioni i aksit nga kryqëzimi i rrugës Dardhë-Arrëz deri në fshatin Nikolicë, në territorin e Bashkisë Korçë. Sipas kryeministrit Rama “kjo vepër i shërben jo vetëm banorëve po edhe zgjimit turistik në të katër stinët e vitit të një prej zonave më të magjishme të Shqipërisë”.
Investimi shkurton distancën mes dy zonave turistike si dhe i hap rrugë investimeve të reja./radiotravel.al