Restaurohet monumenti i veçantë historik, dalin në dritë detaje befasuese!

Written by on 26/12/2019

Manastiri i Shën Kollit në Sarandë, një nga monumentet më historike dhe me arkitekturë të veçantë, është në fazën përfundimtare të restaurimit. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, bën të ditur se “puna restauruese në Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam është në fazat përfundimtare dhe më konkretisht është përqendruar në restaurimin dhe konsolidimin e këmbanares dhe ambienteve rrethuese”.Falë ndërhyrjes restauruese kanë dalë në dritë të gjithë elementët arkitektonikë, detajet e imëta, që ia shtojnë edhe më tepër misterin. këtij manastiri.Po ashtu është bërë një punë e jashtëzakonshme për përforcimin e strukturës, riparimin e çatisë dhe zbulimin afreskeve, që koha dhe regjimet i kanë fshehur.Kisha, më e madhja ndër kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri në shek. XI-XIV dhe ndër monumentet arkitekturore me të vjetra, është restauruar duke nxjerrë në pah vlera të jashtëzakonshme historike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist