Reshjet e debores mbulojne vendin, akset problematike!

Written by on 03/01/2019

Reshjet e debores mbulojne vendin, akset problematike!

Reshjet e debores kane mbuluar nje pjese te konsiderueshme te vendit, duke nisur nga veriu, verilindja, juglindja e deri ne jug te Shqiperise. Nga Bulqiza raportohet per reshje te dendura bore dhe ngrica neper rruge. Ne Qarkun e Elbasanit raportohet per probleme ne qarkullim ne zonat malore te Librazhdit e Prrenjasit, ku kalimi kryhet me zinxhire. Nderkohe, probleme nga moti i keq ka pasur edhe ne Korçe. Reshjet e bores dhe temperaturat e uleta kane prekur te gjithe qarkun, teksa ne Dardhe trashesia e debores ka mberritur ne 40 cm. Sipas asaj qe behet e ditur, ne akset Korçe-Dardhe, Korçe-Voskopoje dhe ne Qafen e Qarrit levizet vetem me zinxhire. Edhe Gjirokastra eshte prekur nga reshjet e debores, qe kane zbritur deri ne 300 m lartesi, duke mbuluar pjesen e siperme te qytetit dhe zonen e Dropullit. Reshje te dendura debore jane shenuar gjate nates edhe ne Llogora, ku trashesia e saj ka mberritur deri ne 20 cm.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist