Reshje të dendura bore në Spanjë, 12 rajone në alarm
Written by rt on 08/01/2021
Spanja është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperatura aspak të zakonta që shkojnë -17.3 gradë Celsius. Autoritetet thonë se prej një dekade Madridi nuk ishte zbardhur në këtë mënyrë. Ndërkohë mbyllja e restorteve të skive nuk i lejon evropianët të shijojnë dëborën e cila ka pushtuar kontinentin. Alarmi në 12 rajone të Spanjës është ngritur edhe për shkak të stuhisë ‘Filomena’, shoqëruar me reshje dëbore, shiu dhe temperatura të ulëta.